Cakaj për negociatat: S’është dështim i Shqipërisë

Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në një deklaratë për shtyp. Cakaj tha se mos hapja e negociatave nuk është dështim i Shqipërisë, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të dekurajohet, por do të vazhdojë punën për integrimin e vendit tonë.

“BE nuk arriti të sigurojë konsensusin. Nuk vjen prej dallimeve të brendshme, por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen. Vendimi i shtyrjes së negociatave nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e drejtpërdrejtë ku BE është në një proces shqyrtimi të vetvetes. Rastet u trajtuan në mënyrë identike, sepse të dyja vendet i kanë përmbushur të gjitha kushtet sepse shtyrja nuk ka të bëjë me performancën e tyre, por me faktorë të tjerë brenda BE-së. Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe emrin dhe vendimi u shty se nuk ka pasur lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj edhe për Shqipërinë. Nëse ardhmja e BE-së është në pikëpyetje.

Varg divergjencash në zemër të BE-së. Suksesi nuk varet nga angazhimi i Shqipërisë për integrim, por edhe kapaciteti i BE-së për zgjerim. Nuk do të pengojë në vonesën e Reformave. Jo thjesht se është e nevojshme për rrugën Europiane të Shqipërisë, por për ta bërë Shqipërinë Europiane. S’ ka vend për dekurajim. Pavarësisht vështirësive dhe sfidave integrimi europian për Shqipërinë është i pakthyeshëm dhe Shqipëria do të punojë për integrimin”, tha ndër të tjera Cakaj.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments