Pëfundimisht “JO. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Hahn: BE nuk hap negociatat

0

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerim e BE-së Johannes Hahn.

“Liderët nuk arritën të negocionin deri në angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në BE. Kjo është një çështje zhgënjimi ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre i integrimit në Ballkanin Perëndimor

Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe luftuan për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Për të refuzuar njohjen e përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE”, shkruan Hahn në Twitter.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author