Bashkohen intelektualet shqiptarë nën moton “Për shqiptarët dielli lind nga perëndimi”

0

Aulon Kalaja

Diten e shtune, date 19 tetor, ora 11:00, bashkohen intelektualet shqiptare nen moton “Per shqiptaret dielli lind ne perendim”.
Kjo tryeze diskutimi vjen ne kohen kur Kryeministri i Shqiperise po leviz drejt Serbise me te ashtuquajturen “mini-shengen” dhe plane te tjera okulte. Aktiviste te reagimit qytetar, patriote, artiste, ish ambasadore, historiane, studente, avokate, grupi kunder faljes se detit Greqise dhe njerez te profesioneve te lira, mblidhen per te pjekur nje mendim dhe per te konfirmuar aleatin strategjik qe jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian.

Jemi kunder nje Jugosllavie te Re. Aleatin strategjik te shqiptareve nuk e vendosin kryeministrat qe jane te perkohshem, por populli shqiptar qe eshte i pergershem. Kryeministri Edi Rama eshte i paautorizuar per te bere marveshje te tilla qe na kthejne ne vitin 1946, kur Enver Hoxha tentoi te bashkonte Shqiperine, me Jugosllavine e Titos. Kryeministri Edi Rama, nuk eshte konsultuar me askend, por u zgjua nje dite dhe u nis drejt Novi Sadit, shtrengoi duart me Aleksander Vucic dhe shpallen nje projekt qe vetem ata e dijne.

Po ashtu Kryeministri Rama me kete levizje ka tradhetuar Kosoven.
Per keto arsye dhe jo vetem, mblidhemi ne nje tryeze te hapur diskutimi, pa dallime politike, por me qasjen patriotike dhe orientimin perendimor te shqiptareve. Do jete kjo tryeze qe do te vendose e mandatoje edhe per hapin e radhes qe do te ndermeret.
“Per shqiptaret dielli lind ne perendim”

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author