Nga Silvi Bano/ Parandaloni krimin, mjaft raportuat shifra në letra

0

Sërisht dhe një kronikë tjetër e zezë,ky ishte mendimi i parë para pak ditësh teksa dëgjoja për ngjarjen e Kavajës e cila tronditi jo pak opinionin publik dhe “tabanin” e shoqërisë shqiptre. Sërisht po dëgjojmë për marzhe të larta dënimesh dhe emisione të tëra dedikuar krimit. Por pyetje që natyrshëm ia vlen të ngrihen janë: A po flet dikush për parandalimin e krimit? Apo do të vazhdojmë të jemi dëgjues të kronikave të zeza çdo ditë?

A ekzistojnë vërtetë masa të ndërrmara për parandalimin e krimit? Le ti marrim një e nga një për të kuptuar pak. Së pari,le të kuptojmë ç’është parandalimi. Praeventio nga latinishtja parandalim ose thënë thjeshtë ti dalësh para,ta paraprish,një veprim me qëllim që të mos sjellë pasoja. Pra pjesa që na intereson është mos-ardhja e pasojës.Me qëllim që të mos kemi pasoja duhet të parandalojmë.Dalim tek pyetja tjetër dhe më e rëndësishmja e problematikës: A ekzistojnë vërtetë masa të ndërrmara për parandalimin e krimit?

Po t’i referohemi ligjeve të tjera apo Kodit Penal,që nuk duhet harruar pa përmendur se është ndryshuar thuajse çdo një-dy vjet duke sjellë kështu edhe anë negative,del mjaft qartë që legjislatori nuk ka parashikuar asgjëkund masa parandaluese por vetëm ato sanksionuese. Sigurisht që sanksioni përbën një pjesë të rëndësishme në Kodin Penal dhe në rregullimin e marrëdhënive shoqërore e juridike, por a kanë vërtetë efekt regresiv në lidhje me shkallën e kriminalitetit në vendin tonë? Nëse bëjmë një analizë të ngjarjeve reale në vend, na del se edhe pse kemi mjaft sanksione,dënime me marzhe të larta për vepra penale të rënda si vrasja,plagosja,trafikimi….etj vazhdojmë të kemi praninë e këtyre veprave në shkallë të lartë.

Nuk e dimë saktësisht nëse këto masa parandaluese nuk merren qëllimisht apo është një neglizhencë totale nga ana e pushtetit.Jam e këtj dyshimi pasi ndërrmarja e masave të tilla për interesin e përgjithshëm nuk kërkon kosto stratosferike apo ndonjë shpikje gjeniale.Kjo është lehtësisht e vërtetueshme nëse u referohemi shembujve nga vendet e tjera.Konkretisht i referohemi rastit të Gjermanisë duke qenë se e kemi edhe një model mjaft të përzemërt. Nëse shohim faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme gjermane(Bundesministerium des Innern,für Bau und Heimat)dhe bëjmë një kërkim mund të gjejmë mjaft programe të ndërrmara për parandalimin e kriminalitetit të cilat kryesisht zbatohen nga ana e organeve policore.Si përshembull sensibilizimi dhe edukimi i shoqërisë me anë të Informacioneve On-line,broshurave,takimeve me qytetarët etj…. Është e rëndësishme që policia jo vetëm të kryejë pseudo-arrestime,kështu duke krijuar një imazh terrori për qytetarët, por ajo duhet të jetë pranë tyre për ti sensibilizuar ndaj këtyre sjelljeve dhe gjithashtu të fitojë besimin e qytetarëve.

Në këtë mënyrë nuk do të prodhojmë më qytetarë të cilët të shprehen se:”Unë nuk kisha si ta telefonoja policinë kur kërcënohesha,pasi policia nuk ishte e aftë ta menaxhonte për vete atë person”. Një aspekt shumë i rëndësishëm i metodës gjermane është edukimi i brezit të ri.Që në hapat e parë në kopshte e shkolla fëmijët dhe adoleshentët edukohen që të mos kenë sjellje të dhunshme me njëri-tjetrin.

Mësuesit dhe psikologët bëjnë një punë mjaft të madhe në formimin e duhur të karakterit që tek fëmijët e kopshtit,me qëllim që në të ardhmen të kenë sa më pak faktorë të cilët do të përbënin rrezik për kryerjen e veprave penale.Pra,ja ku del një detyrë tjetër edhe për Ministrinë tonë të Arsimit e cila në vend se të rrijë inaktive dhe indiferente duhet të ndërrmarë masa për të sensibilizuar dhe edukuar brezin e ri sistematikisht,duhet të disponojë domosdoshmërisht informacion se çfarë ndodh në ambjentet e klasave dhe oborret e shkollave të vendit, e jo të fshehë ngjarjet siç rëndom ka ndodhur.

Së fundi,media luan një rol mjaft të rëndësishëm si pushtet i katërt,ajo duhet të informojë por krahas kësaj edhe të edukojë masën e gjerë duke mos e keqpërdorur pushtetin e saj.Në vend se të dedikohen qindra emisione sesi kanë ndodhur ngjarjet kriminale,aludime dhe nxjerrje të sekreteve hetimore duke krijuar sensacion në publikun e gjerë,media duhet të bërrtasë fortë për parandalimin ndaj këtyre fenomeneve gjithnjë e në shtim në shoqërinë tonë. Ky është një obligim për të gjith ne në mënyrë që të ruajmë rendin dhe sigurinë.Prandaj duhen ndërrmarë masa konkrete e jo vetëm të ngelen në kuadrin e konferencave apo dosjeve shumëfaqëshe. “Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh.” Bëjeni !!!

Silvi Bano -Studente e Drejtësisë

Total 10 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author