Në pritje të vendimit të Këshillit Europian për negociatat, Rama takon Hahn

0

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme Komisionerin Johannes Hahn.

Në një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se Hahnin e ka takuar për t’u njohur me të rejat më të fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian.

Kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel, në një moment shumë të rëndësishme për Shqipërinë, pasi pritet që Këshilli Evropian të vendosë nëse do t’i hapen negociatat vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Bruksel – Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, -shkruan Rama në Facebook.

Një ditë më parë, Rama pati takim edhe Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilin e cilësoi një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vendet anëtare të Këshillit Europian pritet që të mblidhen në Bruksel për të vendosur lidhur me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më herët, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE, nuk arritën një marrëveshje për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pas hezitimit të Francës për të dhënë dakortësinë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, ja kaluar këtë vendimmarrje kryetarëve të vendeve anëtare, që do të mblidhen me 17-18 tetor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author