Prishen banesa pa dëmshpërblim në Shkozë, Policia po ushtron dhunë.

0

Prishja e dy banesave në zonën e Shkozës ka sjellë tension që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zona është rrethuar nga policia, e cila nuk po lejon banorët të afrohen në banesat që janë parashikuar të prishen pasi preken nga projekti i unazës së re.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin, ndërsa dy prej tyre janë shoqëruar në polici

Në mbrojtje të banorëve ka shkuar edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi. Sipas PD, kjo është një përpjekje e re e qeverisë për të prishur pa dëmshpërblim banesat e banorëve.

Në zonën e Shkozës janë rreth 37 banesa që preken nga projekti i Unazës se re në pjesën lindore.

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author