Kryeministri Rama niset drejt Brukselit

0

Kryeministri Edi Rama niset sot në Bruksel në përpjekjen e fundit për tu ulur me aktorët e për të marrë prej tyre feedback kryesor për çeljen ose jo të anëtarësimit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Sot është data 16 tetor dhe nesër, në 17 tetor, krerët e lartë të BE do të mblidhen në Samitin e radhës ku do të diskutohet për Brexit, raporton newsbomb.al.

Cështja “enlargement” apo hapja e negociatave doli nga axhenda pasi Këshilli për Cështjet e Përgjithshme që u mbajt dje në Luksemburg, nuk ra dakord për hapjen e negociatave për dy vendet e ballkanit Perëndimor.

Vender skeptike i udhëhiqte Franca, e Shqipëria, ka përkrahjen e Gjermanisë, madje edhe Italisë kur kryeministri Conte e konfirmoi këtë në Tiranën zyrtare ditën e djeshme, raporton newsbomb.al.

Pritet një tentativë e fundit në Samitin e liderve të BE në 17-18 tetor në Bruksel. Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel u nis sot në Francë, në një përpjekje të fundit për të bindur presidnetin Macron të lejojë hapjen e negociatave mes dy vendeve. Këto janë orët vendimtare dhe nuk dihet se cfarë takimesh ka planifikuar kryeministri shqiptar përpara kësaj mbledhjeje./ Newsbomb.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author