Deklaratë bombë nga burgu i Drenovës/ Unë jam anëtar i Cosa-Nostra-s italiane. Ardi Veliu e di shumë mirë këtë

0

Naim Behari, i burgosuri në burgun e Drenovës, ka kërcënuar hapur gjyqtarin Markelian Kuqo mëngjesin e sotëm.

Behari pranon se ai ka vendosur lëndën plasëse në makinën e gjyqtarit, por që pretendon se ky nuk ishte kërcënim por vetëm paralajmërim.

Në një lidhje telefonike për Fax News ai ka deklaruar se me gjyqtarin Markelian Kuqo ka një çështje të hapur, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij.

“Flas nga burgu i Drenovës, pranoj publikisht që ky gjyqtar ka një proces gjyqësor që ka një muaj dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Për shkak se unë kam bindje të djathta ai tallet me mua. Unë kam bërë një kërkesë në gjykatën e Korçës dhe kërkoj që të transferohem nga ky burg, ndërsa Kuqo do të më çojë në një burg që unë nuk e dua.

Ky zotëria më përmend mua se pse kam shtetësinë greke, pse atij do ti jap llogari unë. Unë jam personi i porosita atentatin dje. Nuk ishte kërcënim por paralajmërim. Prej dy muajsh gjyqtari tallet me mua për transferimin. Unë jam urdhërues i atij muhabeti, nëse ai nuk revokon masën ndaj meje, nëse nuk mban përgjegjësi unë do të them që këtij gjyqtari nuk do i gjendet as varri.

Ta dëgjojë edhe Arta Marku këtë. Unë jam ish-ushtarak, ish-Efektiv i CIA-s. Unë jam edhe anëtar i Cosa-Nostra-s italiane. Ardi Veliu e di shumë mirë këtë. Gjyqtari shkeli të drejtat e mia, dhe ky gjyqtari nuk e kalon Vettingun.“, është shprehur Naim Behari nga burgu i Drenovës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author