Negociatat/ Propozimi zyrtar: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia

0

Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur burime të Radios Evropa e Lirë.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që po mbahet sot (15 tetor) në Luksemburg, po diskutohet çështja e fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenca finlandeze së shpejti duhet të dalë me një draft të ri, që do të lejojë që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv të martën, ndërkaq Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi.

Ky veprim do ta lërë Francën të izoluar, pasi ajo vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur kundër çdo vendimi gjatë bisedimeve për këtë çështje në mbledhjen ministrore të BE-së.

Pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin.

Vendimi për të hapur negociatat e pranimit kërkon një miratim unanim të vendeve anëtare.

Megjithatë, nëse në takimin e së martës do të ketë një vendim nga ana e ministrave të BE-së, ai duhet të konfirmohet më pas në një samit të shefave të shteteve ose qeverive, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author