Kaosi në kadastër e Vlorës./ Erion Braçe inspektim
Mësohet se nr.2 i qeverisë ka bërë një inspektim nga ora 08:00 në Kadastrën e qytetit bregdetar. Ky institucion së fundmi është përballur me dorëheqjen e eprorëve.
Tre drejtorë brenda një muaji dhanë dorëheqjen në Kadastrën e Vlorës dhe sipas asaj që thuhet në media, shkak është fakti që nuk arrijnë të zbatojnë një vendim të Gjykatës së Lartë, për një pronë në bregdet.
I pari që dha dorëheqjen në 9 shtator ishte Florian Almadhi, i cili u zëvendësua nga Alteo Nazeraj. Ky i fundit nuk qëndroi as 10 ditë në detyrë dhe deklaroi gjithashtu dorëheqjen. Në vend të tij u emërua Elona Hodaj, e cila bëri po ashtu të njëjtin veprim, duke lënë detyrën.