AktualitetPolitike

Gent Cakaj, mesazh homologëve të vendeve të BE-së të cilët do të mblidhen sot në Luksemburg.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj u është drejtur me një mesazh homologëve të tij të vendeve të BE-së të cilët do të mblidhen sot në Luksemburg.

Cakaj, shprehet se sot Europa përballet me një zgjedhje historike, duke iu referuar vendimit që ministrat do të marrin për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që më pas do të jetë KE që do të japë vendimin final.

Sipas Cakajt është koha për të hapur bisedimet e pranimit.

Mesazhi i plotë i Gent Cakajt:

Sot Europa përballet me një zgjedhje historike. Vendimi i sotëm do të jetë një provë e aftësisë për të realizuar premtimet dhe për të parë të ardhmen. Shqipëria ka ndërmarrë reforma gjyqësore ambicioze dhe të guximshme duke u shndërruar në shteg në rajon. Tani është koha për të hapur bisedimet e pranimit.

Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë/ prishë përparimin dhe reformat, nënvlerësimin e besueshmërisë dhe rritjen e rrezikut të rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ora e Evropës. Ne nuk kemi nevojë për një Evropë të ngushtë, të izoluar, dhe të shkëputur, por një që është e hapur, e drejtë dhe një fener shprese në periudha të trazuara.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?