Rama kritikon BE-në nga Serbia: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente

0

Presidenti serb, kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut kanë firmosur një marrëveshje këtë të enjte në Novi Sad, atë që ata e cilësojnë mini-shengeni.

“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi”, u tha Vuçiç gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtyp, duke theksuar se këto ishin liritë kryesore, domethenë vlera që pranohen dhe promovohen ndërkombëtarisht nga BE.

Më kritik me Bashkimin Europian ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili tha se “Nuk jemi zonë e kategorisë së dytë, e nuk jemi as fidanishte për të bërë eksperimente dhe të presim që familja europiane të na përqafojë e të na ulë në tavolinë”.

Miqtë tanë duhet të kenë copy right-in e emrit, por le ti gjejnë një emër si të duan. Garancia do të jetë bashkëpunimi për gjithë perimetrin e jashtëm. Vullneti është i plotë për ta bërë për të gjitha vendet. Ky është një moment kapërcimi historik, kur unë flisja për shengenin dhe kufijtë e hapur ngriheshin lloj-lloj teorish. Ky takim nuk ka ardhur nga hiçi dhe dua ta bëj të qartë se nuk synon asnjë ekskluzivitet, por është një hap me synimin për një proces gjithëpërfshirës. Në deklaratë do të lexoni se flitet gjatë gjithë kohës për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Ka një rrugë që na ka sjellë deri këtu. Kemi mundur të mësojmë se duhet të bëjmë më shumë, pa pritur më shumë nga të tjerët. Më shumë në funksion të njerëzve tanë, në funksion të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të theksoj se pavarësisht e dimë botërisht që ka çështje të hapura në zemër të këtij rajoni, kjo nuk duhet të na pengojë që duke rënë dakord që të mos biem dakord për këto çështje”, tha më tej Rama, duke theksuar se “familja europiane ka dhe problemet e veta të brendshme, dhe ne s’mund të mbetemi peng”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se marrëveshja e lëvizjes së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor tregon ndryshimin e madh që ka pësuar rajoni.

Ai tha se kjo nismë tregon se Ballkani nuk është më “fuçi baruti”.

“Kjo është një nismë që përcjell një mesazh: marrëdhëniet politike në Ballkan po përmirësohen. Nuk jemi më “fuçia e barutit” si në vitet 1800 jemi në shekullin XXI që i kushtohet përmirësimit të jetë ssë qytetarëve”, u shpreh Zaev. Edhe pse në këtë takim mungonte Mali i Zi dhe sidomos Kosova, Zaev i bëri thirrje vendeve të tjera të rajonit që të bashkohen./ Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author