Kryemadhi: Tahiri na ka përgjuar, por dhe tani përgjon Rama

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar mbrëmjen  e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV dhe SYRI.net ka sulmuar ndërkombëtarët në Tiranë.

Në një bisedë me gazetarët Çim Peka, Arion Sulo dhe Bledian Koka, Kryemadhi ka treguar se pajisja e përgjimit IMSI capcher që është përdorur për përgjime në Tiranë është futur me anë të drejtorisë së Burgjeve dhe më pas Saimir Tahiri e përdori për përgjime.

‘Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri.

Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët.

Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit.

Jeni përgjuar nga zoti Tahiri?

Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama.Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus’,- deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Koka nëse edhe ajo ka rënë viktimë e përgjimeve, Kryemadhi e ka pranuar që ‘po’, ndërsa shtoi se edhe tani po bëhen përgjime.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author