Dhuna ndaj grave/ Rama: Shumë shpejt do të dalim me një propozim të rreptë

0

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë” i mbajtur në Tiranë.

Mes të tjerash Rama u shpreh se do të forcohen masat për mbrojtjen e grave nga abuzimi. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek procesi i vettingut, ku theksoi se sistemi i kalbur i drejtësIsë ka ndikuar në një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, ndërsa nuk kurseu prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj.

“Reforma në Drejtësi po sjell një pastrim rrënjësor dhe madhor. Shumë gjyqtarë, prokurorë, kryeprokuror, drejtues prokurorish janë shkarkuar nga Vettingu. Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha.Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune.”, tha Rama. 

Rama theksoi se si pasojë e kësaj gratë janë dhunuar dy herë, brenda mureve të shtëpisë dhe nga drejtësia.

“Ky proces le të themi i kalbur i drejtësisë ka kaluar një zinxhirë të gjatë ngjarjes tragjike, presioni dhe dhune. Kemi parë rastë që janë të padurueshme, kanë qënë raste kur gratë janë dhunuar dy herë. Pasi janë dhunuar në muret e shtëpisë, janë dhunuar edhe në prokurori pasi është mbajtur ana e burrit”, tha kryeministri.

Po ashtu Rama shtoi se duhet të mendohet për një mënyrë tjetër, atë të riedukimit dhe izolimit të burrave dhunues. ‘Shumë shpejt do të dalim me një propozim të rreptë, mund të jetë kontrovers, por më mirë të dalim me propozim sesa të rrimë në vend numëro.”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Reforma në Drejtësi po sjell një pastrim rrënjësor dhe madhor. Shumë gjyqtarë, prokurorë, kryeprokuror, drejtues prokurorish janë shkarkuar nga Vettingu. Kemi një sërë prokurorësh e gjyqtarësh që e dinë se nuk mund ta kalojnë Vettingun. Ata po luajnë sikur është vakti i fundit, pra nuk po luajnë mirë dhe duan që t’i kenë të gjitha.

Ky proces i kalbur i drejtësisë ka krijuar një zinxhir të gjatë ngjarjesh tragjike, presioni e dhune. Kemi parë rastë që janë të padurueshme, kanë qënë raste kur gratë janë dhunuar dy herë. Pasi janë dhunuar në muret e shtëpisë, janë dhunuar edhe në prokurori pasi është mbajtur ana e burrit. Unë nuk jam personi i duhur për të folur për atë që mendoj se jam në pakicë. Të shkojmë në një nivel më lartë me kuadrin ligjor dhe me instrumentet që luftojnë dhunën në familje dhe shumë shpejt do të dalim me një propozim që do të jetë shumë i rreptë.

Duhet të mendojmë edhe për qendrat riedukative për burrat që trajtojnë gratë keq. Ti e bën dhe i shpëton kësaj për shkak të një sistemi të kalbur të drejtësisë. Nuk duhet të jetë kaq e thjeshtë. Duhet të ketë edhe një të mesme që do i bëjë këta burra të japin llogari. Është shumë e rëndësishme që të shkojmë hapa më tutje me këtë.  

Duhet t’u ofrojmë grave një mbrojtje të drejpërdrejtë dhe të menjëhershme. Unë marr shumë mesazhe nga njerëz, jetojmë në një vend të vogël, jemi të gjithë kushërinj.

Nuk ka asnjë ditë të vetme që unë të mos marr një mesazh nga një grua që ëhstë nën kërcënim dhe është e pambrojtur. Nuk mjafton thjesht ti themi shko ankohu në polici.

Duhet që të ofrojmë një garaci të drejpërdrejtë. Edhe burrat që janë të dyshuar që të veprojnë në këtë mënyrë duhet të largohen nga shtëpia dhe të izolohen. Se ku dhe si kjo është një pikëpyetje shumë e madhe.

‘Si’ mund ta gjejmë nëse doni të luftoni kundër burrave. Ka mënyra,ne po i mendojmë këto dhe ka të bëjë me faktin se sa gati jemi ne për ta nmgritur stekën dhe sa gati jemi për të thënë dhe për ta paerashikuar në legjislacion se dhuna ndaj grave është një krim i rëndë. Kur dy burra zihen me njëri tjetrëin është një krim i zakonshëm, por kur një burrë dhunon një grua është krim i rëndë. e trajton sio vepër penale të rëndë dhe e kanalizon në forma të tjera.

Shumë shpejt do të dalim me një propozim të rreptë, mund të jetë kontrovers, por më mirë të dalim me propozim sesa të rrimë në vend numëro.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author