Rama i jep Carlo Bollinos për 20 vite, prona me 1 euro qira

0

Edi Rama i ka dhënë Carlo Bollinos disa prona me qira me 1 euro si shpërblim për shërbimin që ky i fundit i bën me median e tij.

Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në PD ka publikuar vendimet e qeverisë që i vënë në dizpozicion Bollinos pronat e shqiptarëve me një qira simbolike, vetëm 1 euro!

‘Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’ sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’’ (Reparti i orëve), prona nr. 19, me numër pasurie 7/649, me sipërfaqe të përgjithshme 4021.50 m², nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 1624.44 m2, dhe sipërfaqe funksionale 2397.06 m2, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës’, thuhet në vendimin e zbardhur të Edi Ramës.

Ja si vihen pronat e shqiptarëve në dispozicion të medias proqeveritare.

Në këmbim të kontributit për instalimin e narko-shtetit rilindas, pronat publike i jepen me 1 €uro, në mënyrë që të dizinformohet në kushte pune më të mira.

Ndërkohë, kërbaç për cilëndo media që guxon t’i tregojë publikut të vërtetat e bandës qeverisëse’, shkruan Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në një reagim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author