Kaos total në Hipotekën e Vlorës/ Drejtuesit e sapo emëruar japin dorëheqjen

0

Serish dorëheqje ne Hipotekën e qytetit të Vlorës. Drejtuesit e rinj janë larguar nga posti, duke krijuar sërish një situatë të rëndë në këtë institucion.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raporton se janë larguar nga detyra duke dhënë dorëheqjen drejtoresha e emëruar pak ditë më parë Elona Hodaj dhe zv drejtori i Hipotekës,  Krenar Xhemali.

Drejtoresha e Hipotekës së Vlorës, e cila sot dha sërish dorëheqjen, mori detyrën zyrtarisht me 24 shtator ndërsa urdhrat e parë të saj ishin hapja e dosjeve të vjetra dhe shqyrtimi i tyre si dhe kufizimi i hyrjeve të individëve të ndryshëm në ambientet e institucionit. Qytetarët e Vlorës thonë se shumë prej problemeve kanë ardhur për shkak të gabimeve të vet institucionit.

Ajo pasoi në këtë post ish-drejtorin Alteo Nazeraj, i cili qëndroi vetëm 10 ditë në krye të Kadastrës, ndërsa largimi tij e justifikoi për arsye shëndetësore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author