“Çmimet e pasaportave biometrike në Kosovë dy herë më të ulëta se në Shqipëri!”
Me sa duket, hendeku mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe pse Kosova është një shtet i ri, është tepër i dukshëm në shumë fusha të jetës. Kur vjen fjala tek pagesat dhe çështjet ekonomike, janë qytetarët ata që e ndjejnë të parën këtë diferencë të madhe.
Kështu, mëngjesin e sotshëm një mesazh tepër interesant dhe aktual ka mbëritur në adresën e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në të tregohet diferenca e madhe mes çmimeve të pasaportave biometrike në Shqipëri dhe Kosovë.
Qytetari që denoncon tregon se në Kosovë mjafton të paguash 30 euro dhe merr në dorë pasaportën. Për të moshuarit kushton vetëm 15 euro, ndërsa nëse do një shërbim ekspres, pra ta marrësh pasaportën brenda 3 ditëve, mjafton të paguash 50 euro.
Ndërkohë, në Shqipëri, për të marrë pasaportën brenda afatit duhet të paguash 60 euro, e 150 nëse të duhet brenda tre ditëve.
Ai shtron pyetjen nëse kjo është vjedhje apo jo.
Qytetari shkruan në adresë të Sali Berishës: