Rama kërcënon sërish prokurorin Ndoja: Nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit

0

Kryeministri Edi Rama përmendi edhe njëherë prokurorin Arjan Ndoja, të cilin e akuzoi sërish për lidhje me një organizatë kriminale.

Rama tha se Ndoja nuk do t’i shpëtojë drejtësisë dhe do të ndëshkohet.

“30427 ankesa kanë marrë përgjigje, rastet tjera janë raste kur ndodh shpesh qytetarët janë të dëshpëruar nga sistemi i drejtësisë. Ju e patë vetë javën e kaluar një rast flagrant i shkeljes së ligjit, jo vetëm shkeljes së ligjit po transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë me përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit.

Por ama kur vjen puna te ndërhyrja në proces është e pamundur për qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv. Se kushtetuta përcakton qartë kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon pas një padrejtësie në dyert e gjykatave. Pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka edhe një efekt negativ të përkohshëm por të rëndë për qytetarët, pasi shumë prokurorë dhe gjykatës të zhytur deri në fund dhe e dinë se nuk do e kalojnë po e shfrytëzojë duke thënë ‘të kapim cfarë të kapim’. Sistemi i ri i drejtësisë kërkon kohë, ndërsa vettingu do ta pastrojë dhe sistemi do të ndëshkojnë ata që janë nxjerrë.

Më vjen mirë që është kthyer në kusht nga BE dhe të jenë të sigurt që do të rikthehen për të dhënë llogari për pasuritë e tyre dhe ata që bëjnë krime ndaj qytetarëve për të përfituar para të zezë për të marrë ‘rroga’, shpërblime nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë edhe ca, por nuk do të harrojë. Ka arritur në 793 numri i masave ndëshkimore falë hetimeve administrative nga platforma. 46 masa në proces për nëpunës, shefa apo drejtues zyrash. Atyre që i bien shkurt dhe thonë se kështu duhet të funksionojë shteti duke shkuar deri te qeveria, u them se kështu funksionon kudo edhe në shtetet më të zhvilluara. Edhe në shtetet më të zhvilluara përsëri makineria nuk është perfekte, ndryshe nuk do të kishte mijëra letra që i shkojnë senatorëve të kongresmenëve, mijëra letra që i shkojnë presidentit të SHBA.”, theksoi Rama

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author