Tani jo vetëm valixhe me drogë/ Kapen 12.8 milion euro të paketuara

0

Sekuestrohen në Amsterdam disa valixhe me 12.8 milion euro. Mësohet se gjatë këtij operacioni policia ka arrestuar edhe 7 persona në zona të ndryshme të Amsterdamit.

Mediat holandeze raportojnë se në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një marokien, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia dhe një burrë nga Zelanda e Re.

Autoritetet vendore kanë marrë informacion se disa persona nga Kolumbia do të transportonin drogë drejt Holandës dhe në 12 shtator nisi një aksion, ku u bë i mundur sekuestrimi i parave.

Shefi i policisë së Amsterdamit deklaroi për mediat se kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.

Ndërkohë ende nuk bëhen me dije identitetet e të arrestuarve, por policia po vijon me hetimet.

das-1.jpg
a11.jpg
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author