AktualitetPolitike

Vokshi: Rama-Veliaj po mbajnë të fshehtë kompanitë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave tek Teatri

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka dalë sot para mediave duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranë se po ‘shkelin dhe ligjin e tyre korruptiv për grabitjen e tokës publike dhe Teatrit Kombëtar duke mbajtur të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit mafioz për ndërtimin e 6 kullave’.

Vokshi theksoi se data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

DEKLARATA E PLOTË
Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni.

Data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Megjithëse edhe tërmeti i fundit rrëzoi tezën kryesore të Ramës dhe Veliajt se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga vjetërsia, Edi Rama po vazhdon në fshehtësi planin mafioz për Teatrin Kombëtar, në bashkëpunim me Erion Veliajn, kompaninë Fusha dhe arkitektin Bjarke Ingels.

Ligji Special për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjen e pronës publike për interesa korruptivë, për shkak të kufizimeve të qëllimshme:

Përjashton de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë. Ai vendos si kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit nga kompania pjesëmarrëse. Këtë kritër e plotëson Fusha, që paguan 900 euro hotel për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndonjë klient tjetër i Edi Ramës që po mbahet e fshehtë.

Projekti mafioz dhe kriminal për ndërtimin e kullave ne tokën publike dhe të Teatrit Kombëtar

Shkel kushtetutën
Shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian
Nuk ndjek rregullat e Ligjit për Prokurimet për konkurencë të ndershme dhe barazi në tender
Shkel Autonominë Vendore dhe disa ligje të tjera.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projketin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.
Mbajtja e fshehtë e procedurës kriminale, korruptive dhe mafioze, nuk ka për të ndihmuar as Edi Ramën, as Erion Velinë, as bashkëpunëtorët e tyre nga përballja me drejtësinë dhe me ligjin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania