“Shiu i natës”-Poezi nga Anelja Lako
Po bën sikur po ikën?
Po bën sikur po ikën?
Por jo, mos e ndiz dritën,
si asaj nate të parë,
prapë eja plot zjarr.
Po bëj sikur s’të dua,
siç bën dhe ti me mua
dhe heshtur rri dhe rri,
sa plas dhe plas në gji.
Po s’vije, do të vija,
se kjo është dashuria,
që flet në shpirt dhe sy,
tek unë, te ne, tek ty.
Sikur po ik’ po bëj?
Po prapë ja ty të gjej,
më do, s’mundesh pa mua,
s’mundem pa ty, të dua.
Në një çast
Në çaste nostalgjie
e ftoj poezinë.
Me vargun e saj të bukur,
të flas për dashurinë.
Nuk di, vallë a do mundem?
Një burg në mëndjen time
lartohet,
muret tunden,
nga mbresa e kujtime…
e unë i lë ,mbi leter,
të shpirtit udhëtime.
Mëngjes vjeshte
Mëngjes vjeshte,
dritares plot shi,
avujve mbi xham,
shkruaj: “Unë dhe ti!”.
Mëngjes vjeshte,
fryn e bie shi,
xhamit të dritares,
ti shkruan: “Unë dhe ti”.
O stinë e artë,
je vjeshtë a brymë?
Mesazhin mes gjethesh
na e bëre frymë.
SHIU I NATES
Pikon mbi ne, ky shi i grinjtë,
k’saj nate, kur Hëna po lëngon,
pikon mbi flokë, si në pentagrame
melodi zemre, nis e krijon.
Thua ,se qielli vetë nuk është,
diku ka humbur universit,
veç ne të dy e shiu i murrmë
dhe meloditë ,që shpirtin ndezin.
Kam mall për ty, për këtë natë,
për flokët ,bërë pentagramë,
po ti flirton në qiell të lartë,
unë të ndjej edhe kur s’të kam pranë.
Kur nëpër trup më rrjedh, në deje,
kur ma prek shpirtin e lëndon,
Oh! Ç’ështe ky shi i kësaj nate?
Na e dha ,zoti e kurrë s’pushon!
Ëndërr e kaltër…
Dhomës së heshtur tek endesha të flija,
cepit të qerpikut e lashë një dritare,
djaloshin kur të hynte tinëz ta shihja,
çapkënin e çartuar që më çmendte fare.
Si pëshpërimë dera u hap ngadalë,
m’u bë se isha një ëndrre të dytë,
më puthi djaloshi me afsh e mall,
zemra si s’m’u ndal, i pulita sytë.
Yjet përmbi mua qenë sytë e tu,
o djalosh i ëndrrës që më vjen e shkon,
poshtë teje unë – oqeani blu,
vorbullës të përpin e nuk të lëshon…