Dënohet me 4 muaj burg për foton me Obamën/ Anderson: Veproja në emër të Edi Ramës

Aktualitet

Një qytetar amerikan është dënuar me 4 muaj burg, pasi ka pranuar se në emër të tij janë depozituar në vitin 2012 80 mijë dollarë në arkën e Barack Obamës, gjatë fushatës së këtij të fundit.

Paratë në fakt ishin depozituar si kontribut për Obamë, që ky i fundit të realizonte një foto me Edi Ramën, në atë kohë pretendent për kryeministër i Shqipërisë.

Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga kjo çështje, drejtësia amerikane e ka dhënë vendimin e saj.

Në mbrojtjen e tij para gjykatës avokati i William Argeros, ka deklaruar se klienti i tij ka vepruar në emër të Edi Ramës.

‘Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve’, shkruan sot Zëri i Amerikës që ka bërë publik sot lajmin.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga Neë Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe.

Argeros jetonte në Tampa të Floridës, në kohën kur u ngritën akuzat. Ai gjithashtu kaloi shumë vjet në Betlehem të Pennsylvanias, ku puna e tij përfshinte shërbimin në një bord këshillimor burgu dhe mbështetjen e ri integrimit të të burgosurve, tha avokati Azzarello. Disa nga ish kolegët e tij i shkruan letra gjykatëses Cox Arleo për ta mbështetur atë.

Me lot në sy, zoti Argeros i tha gjykatëses se ‘ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë’.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments