Joe Biden dhe Donald Lu, të njëjta skema korrupsioni dhe presioni në Shqipëri dhe Ukrainë

0

Nga Dritan Kaba – 

Joe Biden, ish zv/presidenti amerikan garues për të fituar rolin e favoritit për kandidat nga demokratët, ka ndërhyrë për të shkarkuar me patjetër ish prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës

Arsyeja se Viktor Shokin, ish kryeprokuror, ka ndërmarrë hetime ndaj firmës energjetike, naftë dhe gaz, Burisima. Kjo firmë ka partner të saj djalin e Biden, Hanter. Ky i fundit mendohet se ka arritur të përfitojnë miliona dollarë nga kjo firmë duke e mbështetur atë. Firma Burisima është një firmë që i përket një ish ministri të ambientit, pjesë e kabinetit të qeverisë së Janukovic që u rrëzua me protestat “ e fakshme” nga pushteti. Ky ish ministër gjeti “vegjën” e tij për të fuqizuar dhe garantuar mos prekjen e firmës së tij. Kjo mbytojë e ka emrin Biden.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipëri. Ambasadori sorosian Lu kërkoi të ndërhynte për të ndërprerë hetimet për shpërthimet e bëra nga Bankers, që sollën prishjen e dhjetëra shtëpive, banorët e të cilave sot e kësaj dite nuk janë dëmshpërblyer.

Në të dyja rastet prokuroret janë sulmuar si të korruptuar nga njerëzit zënë në konflikt interesi dhe në ndërhyrje që shkon në rendin e miliona eurove. Të dy prokurorët respektivë janë sulmuar me togfjalëshin e njëjtë: “prokurorë të korruptuar”. Të dy akuzuesit i shmangen me akuza të përgjithshme dhe me të qenit pjesë e administratës së lartë amerikane. Të dy janë bërë mburojë e firmave të naftës, që janë akuzuar në të dy vendet si për evazion fiskal të frikshëm ashtu edhe për shkeljen e ligjeve të vendeve ku operojnë. Të dy zyrtarët kanë kërkuar reformë rrënjësore në drejtësi, pavarësisht se në të dy vendet reformat e tyre kanë shërbyer për të kapur drejtësinë politikanët të cilët ata mbështesin . Në të dy vendet reforma në drejtësi ka dështuar me sukses të plotë. Ajo është kthyer në gjueti shtrigash. Kjo me ndihmën e “pakursyer” të të dy zyrtarëve, në vendet përkatëse, Biden në Ukrainë dhe Lu në Shqipëri.

Ngjashmëri tjetër mes dy vendeve është se të dy kryeministrat respektive ai ukrainas dhe Edi Rama bënë thirrje për të mos votuar presidentin Trump si e keqja e njerëzimit. Të dy ne vendet respektive janë fanari i korrupsionit dhe ura lidhëse e shtetit me krimin e organizuar me oligarkët.

Ndërsa në Ukrainë pas fitores së pashembullt të Presidentit Volodymyr Zelensky ka shpresë se do të luftohet realisht korrupsioni i të gjitha niveleve dhe pavarësisht se me kë kanë lidhje, brenda apo jashtë Ukrainës. Presidenti i Ukrainës është sa realist aq edhe i vendosur për të lënë menjeane show e felliqur te “revolucionit” portokalli , te financuar dhe mbeshtetur nga Sorosianet, e para 5 viteve. Të gjithë i kanë parasysh skenat e deputeteve në kazanët e plehrave, që bënë xhiron e botës. Ato skena të financuara dhe të përdorura me aq mjeshtri nuk bën gjë tjetër por sollën për 5 vite një qeveri sorosiane, e cila shiti interesat e vendit të tij tek kasta e miliarderëve amerikanë dhe tek administrata e korruptuar e saj.

Shqipëria ende lëngon edhe vuan nga korrupsioni i frikshëm qeveritar në rendin e 1 miliard eurove. Ky korrupsion ashtu edhe si Burisima në Ukrainë, mbështetet nga të huajt. Po, po të huajt për shqiptarët ashtu janë dhe aspak miq të Shqipërisë. Këta zyrtarë, ambasadorë apo dreqi edhe i biri, varësisht emërtimit që mbartin janë të huaj për Shqipërinë. Janë miq vetëm të korrupsionit dhe fshehin me aq sa munden bashkëpunimin qeveri rilindase – krim i organizuar, i cili ka pushtuar çdo qelizë të shtetit shqiptar. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 dhe këto të fundit lokale janë letra e lakmuesit që e provojnë ketë bashkëjetesë. Krimi i organizuar edhe qeveria shqiptare janë si vëllezër siameze.

Por në “sytë” e të huajve ky tra qeveritar nuk duket.

Shqiptarët duhet ta marrin vetë fatin në duart e tyre e të mos presin këta të huaj. Ata janë në një anë më të keqen, se ajo paguan, dorovit, bën dhurata. Shqiptarët duhet t’i bëjnë dhuratë vetes një shtet të drejtë, me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ku sundon demokracia dhe jo amalgma qeveritare, oligarkë, krim i organizuar dhe “të huajt”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author