Nuk ndalet droga/ Kapet gomonia e dytë e trafikut Shqipëri-Turqi

0

Policia greke ka arritur të ndalojë një gomone, e cila dyshohet se transportonte drogë.

Gomonia e ndaluar drejtohej nga një shqiptar. Mjeti lundrues është ndaluar në ishullin Agkistri.

Shqiptari i ndaluar nga forcat policore greke do të merret në pyetje.

Autoritetet helene arritën të dallojnë gomonen në det rreth orës 15.30 minuta me orën lokale greke, pra 14:30 me orën shqiptare.

Ka dyshime se kemi të bëjmë me shqiptarë, të cilët disa herë kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike drejt Turqisë, kryesisht kokainë.

Sipas asaj që shkruan gazeta e njohur greke “Kathimerini”,  gomonia u pikas në det të hapur në Agistro. Brenda gomones u gjet dhe u arrestua një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas gazetës, operacioni në det të hapur vijon edhe në këto momente. 

Më datë 25 shtator, policia greke, falë një operacioni spektakolar, arriti të arrestonte dy shtetas shqiptarë dhe një italian, të cilët përmes rrugëve ujore, po tentonin të dërgonin drejt Turqisë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. /Syri.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of