Oriz në vend të kokainës, zgjerohen hetimet mbi zyrtarët në portin e Durrësit

0

Zgjerohet hetimi lidhur me operacionin “Kuito” në kuadër të të cilit u sekuestruan 137 kg kokainë. Burimet thanë për gazetaren Klodiana Lala se në hetim janë përfshirë edhe zyrtarë të portit të Durrësit, të cilët dyshohet se mund të kenë krijuar favorizime për hyrjen e personave të paautorizuar në ambjentet e portit. Po sipas të njëjtave burime, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike për hyrje daljet në port për të parë cdo lëvizje që do të hedhë dritë mbi dyshimet e ngritura.

Me sinjalizimin e DEA-s amerikane, autoritetet greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, që vinte nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë. Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Pas zbulimit, autoritetet e vendit fqinj informuan policinë, dhe një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi. Në portin e Pireut, ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet vendosën ta zëvendësonin drogën me oriz. Brenda pakove u vendos GPS.

Kur ngarkesa mbërriti në Durrës, skuadra operacionale i mbajti nën vëzhgim kontenierët. Përgjatë katër ditëve fotografuan dhe filmuan lëvizjen e disa personave të dyshuar si pritësit e drogës.
Prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.

Gentian Malindi, pronar i anijes ‘Anyëay’, është shpallur në kërkim. Ndërsa dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë u arrestuan në qytetin e Durrësit. Altin Mislihaka, rezulton nga hetimet të jetë i punësuar nga Malindi, si ndihmës i tij në peshkim dhe për mirëmbajtjen e anijes. Oficeri i sigurisë së Portit, Bega, i cili rezulton të ketë përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi të hapte kontenierët për të nxjerrë prej andej një ngarkesë.

(BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author