Linda RAMA: Krenare per EDIN, promotor i nxitjes së grave në majën e qeverisjes
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka shprehur mbështetjen publike ndaj këtëj të fundit.
Përmes një statusi në ‘Tëitter’, Linda deklaron se është krenare për Ramën pasi ka spikatur si lider politik, kryeministër e kryetar bashkie me mbështetje ndaj grave.
Linda kujton edhe takimin e bashkëshortit të saj me miliarderin Michael Bloomberg në Global Business Forum për të folur për barazinë gjinore.
‘Një tërësi domethënëse grash qëndron sot në majat e arkitekturës institucionale në Shqipëri. Krenare për Edin, nxitësin dhe mbështetësin më të spikatur të ekselencës së gruas si kryetar bashkie, si lider politik dhe si kryeministër’, shkruan Linda Rama./ newsbomb.al/