Balla nga Elbasani: S’na kanë vendosur kushte, por…

0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla komentoi deklaratat e opozitës lidhur me kushtëzimin e hapjes së negociatave nga Bundestagu gjerman.

Ndryshe nga opozitarët, Balla u shpreh optimist për negociatat, teksa tha se Bundestagu nuk na ka vendosur kushte por detyra.

“Të gjithë shqiptarët duhet t’i gëzohen ‘Po’-së së Gjermanisë. Nuk na kane vënë kushte por na kanë lënë detyra. Qeveria do t’i kryejë të gjitha detyrat e lëna”, deklaroi Balla.

Në Elbasan, numri 2 i PS-së foli edhe për zgjedhjet, për të cilat theksoi se do të zhvillohen në vitin 2021 dhe do të bëhen me kodin e ri zgjedhor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author