Reforma Zgjedhore, Rama: Të gjithë janë të mirëpritur

0

Kryeministri Rama ka komentuar nga SHBA tryezën e përbashkët me të gjithë aktorët politikë në vend për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të përshpejtohet procesi për të ardhmen europiane të vendit.

“Unë dua të them që tanimë është e qartë se ne duhet të përshpejtojmë procesin e reformës në bazë të rekomandimeve të ODIHR. Janë të mirëpritur të gjithë. Unë jam gati të përmbushim këtë kusht për Shqipërinë europiane. Me gjithë dëshirat për ëndërrat e gjithsekujt, ne procesin do ta përshpejtojmë dhe pse jo ta ndajmë në dy pjesë”, tha Rama.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të vazhdohet me procesin pa opozitën jashtëparlamentare, Rama shtoi se për pjesën e parë: përmbushjen e rekomandimeve të ODIHR do të veprohet me shpejtësi dhe nuk është nevoja për të sepse ato janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

“Pjesa e parë rekomandimet e ODIHR dhe pjesa e dytë ti japim kohë vetes për të vendosur dhe në çfarë do bëjmë. Për pjesën e parë nuk ka nevojë për opozitën jashtëparlamentare dhe ata janë dakord sepse ato janë rekomandime e zeza në të bardhë. Kjo tani i duhet Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga SHBA.

Sakaq, kryeministri tha gjithashtu se vedni duhet të plotësojë vendet që janë zbrazur nga pastrimi i organeve të drejtësisë, ndërsa tha se fajin nuk e ka qeveria për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

“Shqipëria duhet të plotësojë vendet që janë të zbrazura si pasojë e pastrimit të organeve të drejtësië dhe rekomandimet e ODIHR. Dhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësi sepse vetingun nuk e bën qeveria, kush del jashtë sistemit nuk e ka fajin qeveria, por janë procese që monitorohen nga ndërkombëtarët”, përmbylli Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author