Rama emëron Laert Vasilin, drejtor në Durrës.

0

Drejtori aktual i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit, Elio Bajramaj është shkarkuar nga detyra.Ky institucion do të drejtohet tashmë nga Laert Vasili, vendim ky që do të merret nga Këshilli Bashkiak këtë të premte. Vasili është shfaqur prej disa kohësh si një nga zërat mbrojtës të Edi Ramës në studio televizive, sidomos tek cështja e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Bashkia do ta paraqesë këtë emërim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten, më 27 shtator, duke kërkuar nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Bajramajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Laert Vasilit.

Njëkohësisht pritet që të premten KB të miratojë dhe ndryshimin e emërtimit nga Qendër Kulturore në teatri ”A.Moisiu”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author