Meta i pret në zyrë/ Rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur

Aktualitet

Presidenti i Republikës ka pritur në zyrën e tij dy qytetarë nga Kavaja të cilët pak ditë më parë ndërhynë për të neutralizuar një person të armatosur në qytetin e Kavajës.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër”, shkruan Meta në një shenim në facbokk.

Ja postimi tij i plotë:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot dy qytetarë të mrekullueshëm të Kavajës, z.Ymer Xhafa dhe z.Bajram Shala, të cilët dy ditë më parë rrezikuan jetën e tyre për të neutralizuar një shtetas të armatosur në qendër të qytetit, i cili plagosi një shtetas tjetër, ngjarje që mund të kthehej në një tragjedi të madhe.
I falenderova përzemërsisht për aktin e tyre të lartë qytetar, në mbrojtje të jetës, paqes sociale dhe sigurisë publike.
Shembuj të tillë frymëzues i duhen mbarë shoqërisë tonë, për të qëndruar larg konflikteve, dhe për të reaguar kundër dhunës, krimit por dhe indiferencës, që rrezikon jetën, pronën e sigurinë qytetare.

Image
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?