Kryemadhi: 9 kushtet lënë në pritje Shqipërinë vështirësojnë hapjen e negociatave. ‘Falenderoj Gjermaninë’

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një konferencë për shtyp falenderoi Gjemaninë për “PO”-në e hapjes së negociatave.

‘Gjermania ka mbrojtur gjithmonë interesat tona’, Kryemadhi: 9 kushtet lënë në pritje Shqipërinë vështirësojnë hapjen e negociatave

Kryemadhi fajësoi mazhorancën për 9 kushtet e vendosura nga Gjermania, ndërsa tha se ata vështirësojnë hapjen e negociatave dhe lë në pritje Shqiëprinë.

“Dua të falenderoj Bundestagun gjerman për rezolutën e djeshme, gjë që do të thotë se Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë, kjo pasqyrohet qartësisht, por Gjermania ka vendosur disa kushte të tjera.

Ndërkohë që Maqedonia e Veriut shkon e sigurt, në janar atyre i hapen negociatat, gjë e cila lë në listë pritje Shqipërinë dhe i vështirëson hapjen e negociatave. Ne në këto tre vite kemi bërë hapa mbrapa.

Gjermania tashmë e ka bërë mëse të qartë me 9 kushtet që ka vendosur në rezolutën që ka publikuar”, tha Kryemadhi, ndërsa foli edhe për Reformën Zgjedhore.

“Deri më sot ne kemi dëgjuar Reforma Zgjedhore, Reforma Zgjedhore, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar fjalën implementim, domethënë që Shqipëria bën vetëm fjalë.

Në fakt BE nëse do të pyesni të gjithë ata që kanë drejtuar Ministrinë e Integrimit në këto vite do të shikoni reformat që ka pasur për Shqipërinë. Në fakt refoma ka ecur me hapa të mirë, por më pas ka ngecur në vend dhe vëndimi për t’u rikthyer në hapat e vazhdimit është një kusht tjetër”, vijoi më tej kryetarja e LSI.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author