Hajdari përplaset me Ralf Gjonin: Mos bëj show politik (VIDEO)

0

Tryeza e OSBE-së për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate, ndërsa kulmin shënoi braktisja e saj fillimisht nga opozita joparlamentare dhe më pas nga opozita parlamentare.

Por në dalje të sallës, deputetja Rudina Hajdari është përplasur me deputetin Ralf Gjoni, i cili duket se është irrituar nga opozita joparlamentare.

Ralfi, mos bëj show politik këtu, hajde fol me të gjithë! Mos bëj show politik”, dëgjohet t’i thotë Hajdari, teksa del nga dera.

Pas braktisjes së tryezës, opozita parlamentare ka organizuar një mbledhje të menjëhershme, ndërsa Gjoni ka shmangur deputeten dhe ka folur për gazetarët.

Duket se opozita brenda parlamentit i trembet një marrëveshjeje politike mes mazhorancës dhe opozitës jashtë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author