Bashkim Fino i sulet opozitës së re: Na vini këtu pas 2 orësh! Çfarë jeni ju; Hajdari: Kam respekt për ju…

0

Rikthimi i opozitës pasi u larguan për shkak të Ivi Kasos ka tensionuar edhe njëherë mbledhjen e thirrur nga OSBE për tryezën e Reformës Zgjedhore.

Bashkim Fino me tone të ashpra iu drejtua Rudina Hajdarit dhe deputetëve se nuk mund të vinë pas dy orësh.

Shkak për braktisjen e mbledhjes nga ana e opozitës parlamentare u bë përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso. Damian Gjiknuri i dha këtij të fundit fjalën para Rudina Hajdarit dhe kjo nuk u prit mirë nga opozita parlamentare të cilët u larguan dhe u rikthyes pas disa minutash sërish në mbledhje.

Replikat:

Bashkim Fino: Vini pas dy orësh pasi keni ikur dhe na vini kërkoni falje. Realisht mos na vini këtu pas dy orësh. Dhe ju meqë jeni bashkëkryetarë të reagonit që në fillim dhe të mos vini tani pas të vielave, Çfarë jeni ju në fund të fundit? Ju jeni depuetët të atyre partive politike që ne kërkojmë bashkëpunim. Dil nja dy orë ti vërdallë dhe na vjen të justifikohesh dhe na tregon edhe bashkëkryetarin ti. Shikon edhe lajmet…

Ralf Gjoni: Nuk ka nevojë të jeni ofendues. Vazhdoni të bëni pazare në kurrizin e shqiptarëve ju vazhdoni

Rudina Hajdari: Të lutem kemi 30 vjet që ju dëgjojmë dhe nuk po na thoni asgjë të re. Kam respekt për ju por nuk është momenti. Ju lutem…Jeni duke prishur rendin dhe nuk është normale dhe zoti Gjiknuri tërhiquni vëmendjen kolegëve.

Bashkim Fino: Po unë deri tani të prita ty. Deri tani të prita ty unë.

Rudina Hajdari: S’duhet të pranohej ai person me ato deklarata

Blerina Gjylameti: Zonja Hajdari, duam sqarim nga zonja Hajdari. Keni patur diskutim paraprak për këtë axhendë. Rudina Hajdari: Unë s’jam këtu për të kthyer përgjigjie, s’jam në konferencë shtypi.

Ralf Gjoni: Jemi anëtarë të këtij komision, na duhet të dimë.

Shoqëria Civile: Më falni, po ne ç’kusur kemi.

Damian Gjiknuri: Ne jemi dakordësuar dhe kjo çështje u mbyll.

Rudina Hajdari: Ishim dakordësuar që Ivi Kaso të vinte, por jo të vinte dhe të minonte procesin.

Ralf Gjoni: Mos bëni zhurmuesin politik këtu, është turp edhe për ju. Jeni dakord që të kemi 3 kryetarë këtu?

Rudina Hajdari: Ju kërkojmë ndjesë edhe për këtë, por ka shumë emocione këtu. Të flasë shoqëria civile se kanë ankesa edhe ata

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author