Aktualitet

Laçi dhe fshatrat e Krujës nën ujë

Erërat e forta dhe shiu i dendur që ka rënë gjatë natës ka bërë qe disa pisha të bien e të bllokojnë aksin nacional Krujk-Fushë Krujë në vendin e quajtur Krastë. Për pasojë në këtë aks është bllokuar qarkullimi i automjeteve.

Ndërkohë, alarmante raportohet të jetë gjendja në disa fshatra të Krujës, ku uji ka depërtuar në banesa. Mësohet se fshati Luz, Mazhë, Mallkuç, Gjuricë, Bilaj, Murqinë, Hasan, Ura e Gjoles, janë nën ujë. 

Ndërkaq, edhe qyteti i Laçit është zgjuar sot nën pushtetin e ujit. Po ashtu e njëjta situatë raportohet edhe në Kurbin. Uji ka hyrë në shumë banesa dhe biznese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?