Defekti në Bovillë, ja zonat e Tiranës që mbeten pa ujë

Aktualitet

Ujësjellësi i Tiranës (UKT) ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të ujit gjatë ditë së sotme.
Kjo për shkak se ka ndodhur një defekt mbrëmjen e djeshme në linjën e Bovillës.

UKT sqaron se pa ujë do të mbeten zonat e qendrës së Tiranës, Yzberishtit dhe Astiri.

Njoftimi i UKTUjësjellës Kanalizime Tiranë njofton se në linjën e transmetimit të Bovillës gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një defekt i rëndë. Për pasojë është dëmtuar linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës.

Defekti i ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin me ujë në qendër të qytetit si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë dëshiron të njoftojë qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit të ndodhur, për të siguruar furnizimin normal me ujë të qytetit të Tiranës dhe veçanërisht të zonave që preken direkt prej këtij problemi në linjën e transmetimit. Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe i sigurojmë ata se të gjithë specialistët tanë ndodhen në terren për eleminimin e këtij defekti!/Gazeta Liberale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *