Si dështuan “rilindistët” me reformën “libra falas”. VIDEO
AULON KALAJA
Si deshtuan “rilindistet” me reformen “libra falas”. Nga nje nisme ne ndihme te familjeve shqiptare, ajo u shenderrua ne dhune psikologjike ndaj nxenesve te shkollave. Kemi pare Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit duke bere presion mbi femije e prinder me fjalet, “mos i shkarravisni librat, mos mbani shenime, mos i demtoni librat, do kete penalitete, e te tjera si keto”. Ne vend qe t’a afronin femijen me librin, po e largojne femijen edhe me shume.
Nje nxenes ka frike te kape librin, te lexoje dhe te shenoje, sepse edhe ne ender i del dyfytyrsia kercenuese e Kryeministrit dhe Ministres se Arsimit. Ne ku t’a gjenim qe femijet t’i mbanin afer librat dhe t’i shfletonin ato, por nuk qenka e e thene. Librat jane kthyer ne “gogol” per nxenesit. Ndaj shumica e prinderve qe kam takuar kete vit, e kane refuzuar dhunen paikologjike qe ushtrohej mbi ta dhe femijet e tyre. Ata e kane gjetur zgjidhjen, i kane blere librat e rinj.