Ku ta dija unë, që do të prekeshit kaq shumë kur i thuhet ‘pabreks’ atij që zhvishet lauriq.

0

Dikur unë mirrja like e përgëzime pafund
për vargjet e mia, si pjergullat, plot lirika.
Por një ditë gjithçka shterroi, ditëziu unë,
kur ju shava shalëgjatin, që më rëntë pika!

Ku ta dija unë, që do të prekeshit kaq shumë
kur i thuhet ‘pabreks’ atij që zhvishet lauriq.
Hë mos e gëzofsha jeten, o zot, vdeksha unë
që gabova kaq shumë, me ju mikesha e miq!

Po si tia bëj, si ta ndreq këtë faj kaq të madh?
Tia vesh fët e fët, thua, poturet e gjata prapë?
Apo, të them që nuk është gjënjeshtar dhe aq
kur pabreksi kutërbon gënjeshtra sa herë llap?

Apo të mos shkruaj më një rresht për politikë
siç disa miq, më porosisin paprerë në mesazh?
“Miku im, ti ke lindur të shkruash vetëm lirikë,
lëre pabreks shalëgjatin, të shullahet në plazh”

Po më rëntë pika, mua, që gabova kaq rëndë,
duke ia hequr brekët, ndonëse s’i kish në trup.
Po dy herë vdeksha e ngordhsha i vetëm si qen
që them se po e ngordh, këtë popull për bukë.

O, më kaptë neni për shpifje mua sa më parë,
si në kohë të Dullë ziut, për agjitacion politik.
Që lë me dashje pëlqime dhe komente pa marrë,
pasi nuk shkruaj vargje me ndjenja dhe lirikë.

Si ta ndreq këtë gabim të rëndë mikesha dhe miq?
Duhet të tërhiqem menjëherë e të shkruaj lirikë?
Të shkruaj për djalin që dikur në rrugë shiste fiq,
dhe tani mbjell pemë pa kokrra natë dhe ditë?

Të shkruaj për brekë të varura, diku në bregdet,
që valëviten, si kurora e një pemë, a si flamur?
Kjo po, që do të ishte një gjetje lirike e vërtetë
O më raftë pika, o zot, që nuk mbusha kurrë!…

Të shkruaj, githçka shkon mirë te vendi i shqipeve
me vargje malli gjithë lirikë, duke lustruar realitetin?
Vdeksha unë, që sa herë shkruaj vargje me politikë
ju lëndoj kaq rëndë, duke vjellë mbi Edi(p) mbretin

/Kujtim M Hoxha/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author