Balla/ Gjiknuri eksperti më i mirë për reformat zgjedhore.

0

Taulant Balla përsëriti ftesën e kryeministrit Rama për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Pas daljes nga parlamenti, zyrtari i lartë i PS-së i dha rëndësi faktit që Reforma Zgjedhore duhet të implementohet sa më shpejt pasi koha është e shkurtër deri në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

‘’Është krijuar mundësia që Partia Demokratike të ketë përfaqësues në Komisionet e Posaçme të Reformës Zgjedhore. Në komision të jenë dhe zëri e kërkesat e PD-së dhe partive të tjera. Palët duhet të kuptojnë që jemi kundërshtarë, secila palë duhet të ofrojë propozimet që për zgjedhjet të 2021 sipas këtij kodi. 18 muaj është një kohë e shkurtër. Koha nga miratimi deri te implementimi është shumë e shkurtër. Mos të harrojmë që dëshirojmë që të diskutojmë dhe votat e emigrantëve shqiptarë. Çdo ditë e kaluar është ditë çuar dëm’’, theksoi Balla për pjesëmarrjen e PD-së në Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Balla shtroi si pika të rëndësishme kushtet e OSBE-ODIHRIT për shqyrtimin e financimeve të partive politike. Ai nuk harroi të përmendte financimet e paligjshme të PD-së nga një lob rus.
‘’Unë mendoj që është e rëndësishme adresimi i të gjitha kërkesave të OSBE-ODIHRIT. Duhet të kemi një qasje të plotë në Kodin Zgjedhor. Të fokusohemi te ligji për partitë dhe financimet e tyre. E kemi theksuar se ka financime të paligjshme nga jashtë për partitë politike në Shqipëri, siç ka ndodhur në rastin e PD-së’’,  foli Balla në lidhje me zbatimin e kërkesave të OSBE-së për Reformën Zgjedhore.


Në lidhje me ofertën për dorëheqje të kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, Balla kundërshtoi kërkesën e PD-së për shkarkimin e Gjiknurit, pasi është e papranueshme që një palë politike t’i vendos kushte palës kundërshtare.

Balla e vlerësoi ish-ministrin Gjiknuri për kontributin në hartimin e reformave të ndryshme

‘’Nuk jam dakort me këtë qasje dhe të PD-së që vendos kushte për palën tjetër. Gjiknuri është eksperti më i mirë i reformave . Asnjëra palë nuk mund të zgjedhë palën tjetër. Kemi këtë situatë në komisionet  zgjedhore, mirë është të dërgonin deputetët e tyre si zonja Hajdari etj, që kanë dalë nga listat e tyre. Në parimet themelore të të drejtave të njeriut, nuk mund të paragjykohet dikush nëse nuk ka një vendim të formës së prerë’’, përfundoi fjalën e tij Taulant Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author