Shahini i përgjigjet Metës dhe PD:Rënia e numrit të nxënësve trend rajonal

0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini i është përgijgjur deklaratave të presidentit Meta dhe Partisë Demokratike mbi rënien e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar.

Presidenti Meta në një status të postuar në Facebook, ditën e sotme se shpopullimi i disa zonave në shqipëri po ndikon në uljen e numrit të nxënësve. Shahini tha në deklaratën e saj se ky fenomen nuk po ndodh vetëm në Shqipëri por edhe në Europë. Ajo shtoi gjithashtu se trendi rënës i numrit të nxënësve ka vazhduar që nga viti 1992 dhe gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Dua të theksoj se rënia e numrit të nxënësve në shkolla nuk është një dukuri e viteve të fundit e as një dukuri eksluzivisht shqiptare. Në 15 vjecarin e fundit Shqipëria ka patur nga 10 mijë në 20 mijë nxënës më pak në gjithë sistemin e arsimit parauniversitar. Trendi i rënies së numrit të nzvësve ka nisur në vitin 1992, ka vazhduar me të njejtin intensitet në kohën e qeverisjes së partisë demokratike” tha Shahini.

Sipas Shahinit trendi i rënies ka të bëjë kryesisht me rënien e lindshmërisë. Por ministrja theksoi se suksesi i qeverisë është se tani janë më pak nxënës që braktisin shkollën se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike

“Trendi i rënies ka të bëjë kryesisht me rënien e natalitetit. Është një cështje që afekton të gjithë evropën dhe rajonin e ballkanit. Ajo që duhet të cilësohet si sukses i madh i qeverisjes sonë ëqshtë se braktisja e shkollës ka rënë në mënyrë drastike dhe tërheqja e nxënësve nga arsimi 9 vjecar në shkollën e mesme është më i larti ndonjëherë. Në vitin 2012-2013 mbi 4 mijë nxënës që kanë mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk kanë vazhduar. Kjo shifër në vitin 2018 ka rënë në 1300” deklaroi ministrja.

Megjithatë ministrja foli për faktin se buxheti relativ për arsimin ka ardhur në rënie. Në vitin 2009 shpenzimet për arsimin zinin 9.5% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Ndërsa në vitin 2019, arsimi, i janë alokuar vetëm 8% e shpenzimeve publike. Pra në një dekadë mbështetja buxhedtore për arsimin ka rënë me 1.5% duke treguar edhe rëndësinë që ka treguar qeveria ndaj këtij sektori. /Opinion.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author