SA KUSHTOJNË REALISHT SARAJET E KRYEMINISTRIT RAMA NË SURREL

0

JAKUP B. GJOÇA

Andreas Papandreu, në 1992, edhe pse ishte Kryeministër i Greqisë, u gjykua në Gjykatën Speciale për ndërtimin e Vilës së tij në Hekali, e cila asokohe kushtoi 2 miliardë dhrahmi = 6 milionë €.
Andrean Papandreu e shpëtoi nga Gjyqi vetëm bizmenmeni Livani, i cili deklaroi se i huazoi falas Papandreut dhrahmi.
Familja Papadreu ishte Familje Politikanësh, ku Jorgos Papandreu, babai i Andreas Papandreu ishte Kryeministër i Greqisë që në 1949.

Pra edhe pse Familje në politikë Një Jetë
Andreas Papandreu me vështirësi justifikoi në Gjyq ku i gjeti 2 miliardë Dhrahmi që ndërtoi Vilën në Hekali të Athinës në 1992.

Po Vila e Surrelit e Kryeministrit Rama?

Si guxon kryeministri Rama t’u thotë shqiptarëve mbrëmë që është gati të bëjë Vetting duke filluar nga Sarajet e tij në Surrel?

Vila në Surrel mbaroi së ndërtuari në 2014 Domethënë 1 vit pasi ishte Kryeministër Edi Rama.
Ajo vilë ka kushtuar Tokë + Ndërtim + pajisje nga Brenda = 10 Milionë Euro.

Ku i gjeti 10 milionë Euro Kryeministri Rama?

– 11 vite kryebashkiak i Tiranës dhe 1 vit kryeministër deklaron në bankë vetëm 3.000 Euro depozitë.

– Gruaja e vet Linda Rama nuk ka ASNJË aktivitet biznesi të deklaruar dhe asnjë deklaratë të ardhura vjetore që të justifikojnë 10 milionë Euro të Vilës në Surrel.

– Si kryeministër si kryebashkiak i Tiranës si kryetar i PS Edi Ramës i ndalohet me ligj të pranojë Dhurata:
– Për faljen e Tokës në Surrel.
– Për Blerjen e Tokës nën çmimin e Vlerë reale.
– Për marrje hua bankare me lehtësira nga standartet bankare të huave të parashikuara nga banka dhe ligji.
– Të pranojë dhurata financiare nga miqtë në shuma të mëdha.
– Të pranojë Falas ndërtim shtëpie nga subjekte biznesi dhe individë fizikë.

PRA, SI DO TA JUSTIFIKOJË NË VETTING KRYEMINISTRI RAMA VILËN NË SURREL?

Nëqoftëse cilido Veting i bërë e justifikon Vilën në Surrel Atehere:
– ÇDO PROCES penal dhe politik ËSHTË I PARAGJYKUAR,
– I PARACAKTUAR,
– I KORRUPRUAR,
– I MARRË PENG NGA KRYEMINISTRI RAMA.

– Legalizimi i Vilës në Surrel me disa dylym Tokë që ka ka kushtuar qindra mijë Euro, sipas kostove të Ligjit të Legalizimit.

1. Sa ka paguar Kryeministri Rama Për Legalizimin e Vilës në Surrel?
Të publikojë faturat. është kryeministër dhe duhet TRANSPARENCË.
2. Ku i gjeti qindra mijë euro Kryeministri Rama për legalizimin e Vilës në Surrel.

Mos harroni:.
Ambasadorja Vllahutin bleu një Vilë të vogël në Tiranë e cila kushtoi 1.6 milionë Euro.
Krahasoni atë vilë me Sarajet e Kryeministrit RAMA në Surrel
Që të kuptoni sa kushton Realisht Vila e Surrelit.

– E dini që mirëmbajtja e Vilës në Surrel çdo muaj Kushton disa mijëra Euro, 3-4 herë më shumë se rroga mujore e Kryeministrit RAMA.
Atëhere: – Ku i gjen këto mijëra Euro TË mirēmbajë Kryeministri Rama Vilën në Surrel?

Edhe sikur Vetingun në Politikë ta bëjë Prokurori në Profesion Ulsi Manja
nuk ka ASNJË dokument ligjor financiar të justifikojë koston e Vilës në Surrel me të ardhurat e deklaruara të Kryeministrit Rama.

SPAK dhe BKH duhet detyrimisht të Hetojnë Vilën në Surrel si fenomen I Korrupsionit.
Pa këtë Hetim Penal NUK KA DREJTËSI TË PAVARUR NË SHQIPËRI.

Zoti Kryeministër Rama
– Na bind neve shqiptarëve:
– Ku i gjete milionat euro që ndërtove Vilën në Surrel?

– Ku i gjen dhjetëra mijëra Euro që mirëmban Vilën në Surrel?

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author