Izet Haxhia mbetet në burg.

0

Gjykata e Apelit hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të Izet Haxhisë për lirimin nga burgu.

Togat e zeza nuk e njohën pretendimin e ish-truprojës së Sali Berishës në vitet ’90-ë se duhet t’i llogaritet dënimi në Turqi.

Haxhia është dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e ish-themeluesit të PD-së Azem Hajdari në 12 shtator 1998. Ai pretendon se duhet t’i llogaritet koha e dënimit të tij në Turqi, e cila konvertohet nga 4.4 vite burg atje në 12 vite burg në Shqipëri.

Që prej ekstradimit nga Turqia në 2018, Haxhia këmbëngul se duhet t’i jepet pafajësia, pasi nuk pranon të jetë përfshirë në vrasjen e ‘’Heroit të Demokracisë’’ Azem Hajdari. Ish-njeriu i afërt i Sali Berishës në kohën kur ky ishte president, u arratis pas trazirave të grushtit të dështuar të shtetit në 14 shtator 1998. Haxhia u arrestua nga autoritetet turke në vitin 2006 dhe pas 12 vitesh shteti turk pranoi ta ekstradonte në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author