Noka/ “Rudina ka zgjedhur rrugën e saj e cila nuk ka lidhje me rrugën që ndjek PD’

Kategoria

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka folur për raportet me Rudina Hajdarin, teksa kjo e fundit iu bashkua sot homazheve të selisë blu, për Azem Hajdarin.

Në studion e News 24, Noka theksoi edhe njëherë se Rudina ka zgjedhur rrugën e saj, dhe se beson që Azemi nuk do kishte ndjekur atë rrugë.

“Rudina ka zgjedhur rrugën e saj e cila nuk ka  lidhje me rrugën që ndjek PD. Nuk besoj kurrë që Azem Hajdari do zgjidhte këtë rrugë. Për vlerësimin e figurës së Azemit, Rudina është futur në listën e PD”, tha Noka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *