Basha për deputetët në Kuvend: Do t’ju ndjekim këmba-këmbës nëse votoni konçensionet.

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka paralajmëruar me ashpërsi,  deputetët e mbledhur sot në Kuvend që do të votojnë  dy koncensionet e rrugëve Orikum – Dukat dhe Milot Balldren.

“Dua të paralajmëroj sot çdo anëtar të seancës që ngre duart për të votuar këtë vjedhje me ligj se nesër do të jetë subjekt i ligjit Antimafia.

Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat, nesër do t’ju ndjekim këmba këmbës. Çdo qindarkë, shpenzim në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo pronë  dhe pasuri e juaja do të jetë nën lupën e Ligjit Antimafia dhe SPAK-ut,. Ajo që votohet sot nga landfilli i Republikës është vjedhje me ligj sepse ky projekt i ardhur me projekt të pakërkuar por i diskutuar në restorantin privat të Kryeministrit dhe në disa restorante luksoze të oligarkëve përrreth kryeministrisë, bërë zyrtarisht në emër të një kompanie të vogël Kola që është në pronësi të deputetit të PS Ndue Kola dhe që partner ka klonimin e vet dhe një kompani që nuk ka bërë asnjë punë deri më sot me një kapital 100 mijë lekë.

Shoqëria e dytë nuk ka asnjë kapacitet: Bardhi Contruction ka vetëm 100 mijë lekë dhe është futur në lojë për paratë e pista të krimit dhe korrupsionit, e njejta skemë si në Unazën e Re.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author