Grupimi “Dhjetor 90” fton demokratët të përkujtojnë Azem Hajdarin në orën që u vra.

0

Bislim Ahmetaj.

Bashkëudhëtar të demokracisë. Protagonistë të Lëvizjes Studentore, Qytetare që e çmomi lirinë, demokraci dhe jetën. Ju njoftoj se nesër me datë 12/ 09/2019 në orën 20.30 pranë memorialit ku 21 vite më parë u pushkatua nga policia e shtetit Princi i Mendjeve te Lira , i pavdekshmi Azem Hajdari dhe shoqeruesi i tij simbol i besnikerise njerëzore Besim Çerja do ta përkujtojmë dhe nderojme veprën e tyre sublime duke ndezur nga një qiri në vendin ku ata ranë për tu përjetësuar në histori.

Kemi zgjedhur orën 20.30 në mënyrë simbolike pasi rreth asaj ore nga rreth 60 forca policore u derdhën qindra plumba nga armët e policisë së shtetit mbi trupin e Azem Hajdarit dhe Besim Çerjes. Atë natë është vrarë edhe ORA e Demokracisë Shqipëtare.

Duke kujtuar Azem Hajdarin ne çmojmë lirinë dhe demokracine, mbrojme jeten. Ky pervjetor duhet të startojë me gjetjen e rrugës së lirisë dhe demokracisë të cilën fatkeqesisht kemi kohë që e kemi humbur. Ju pres. MIQËSISHT Bislim AHMETAJ Kryetar i Grupimit “DHJETOR ’90”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author