Francë/ Vjen lajmi i madh për Schumacher

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin “Georges Pimpidou” të Parisit për një terapi me qeliza staminale ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te gjëndja shëndetësore e ish-kampionit të Formula 1. Deri në ditën që u zbulua transferimi i tij në kryeqytetin francez ishte spekuluar shumë, për shkak të mbrojtjes hermetike të privatësisë nga ana e familjes së gjermanit që pas aksidentit të vitit 2013. Por tani, vijnë të tjera lajme që ndezin shpresat për rikuperimin e Schumacher.

18279718 0 Image A 10 1568078284923

E përditëshmja franceze “Le Parisien” publikon dëshmitë e stafit mjekësor që po kuron ish-pilotin. “Është në zonën time dhe mund të siguroj se është plotësisht I vetëdijshëm”, janë fjalët e një prej infermiereve, të përcjella në faqet e gazetës prestigjoze. Kjo e fundit tregon se dëshmitari punon në sektorin e kardiologjisë, kur Schumacher po I nënshtrohet kurës së veçantë. Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton “Le Parisien”, ish-piloti gjerman është vizituar nga shumë të afërt, mes tyre edhe miku I tij Jean Todt.
(balkanweb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author