Taulant Balla takon delegacionin e Komisionit të Venecias/ Procedura e fajësimit të Presidentit po ecën përpara

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka takuar delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë lidhur me procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Në një postim në Twitter, Balla ka zbardhur takimin, ndërsa shpreh mirënjohjen për gatishmërinë dhe mendimin e Komisionit të Venecias.

“Mirënjohës Komisionit të Venecias për gatishmërinë e tyre për të dhënë mendimin e saj në Parlamentin shqiptar. Një procedurë e fajësimit të Presidentit po ecën përpara në një rast të shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës”, shkruan Balla

Delegacioni takoi sot kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçin dhe presidentin Meta, ndërsa pritet të takojë edhe kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të shumicës dhe të opozitës, komisionin e posacëm të hetimit, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësuesit e KQZ, dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

zdxm,.jpg
xfhjhj.jpg

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author