Sot në mbrëmje sfida “Francë-Shqipëri”. Reja: “Dua 11 luanë në fushë”

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka folur në lidhje me ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Francës. Ai shprehet se ka kërkuar që në fushë të jenë 11 “luanë”, pasi skuadra e Francës është një kundërshtare e fortë.

Reja ka thënë se është i vetëdijshëm se për një rezultat pozitiv në “Stade te France”, kuqezinjtë duhet të japin 110% nga vetja e tyre për të siguruar një rezultat që do t’i mbante ende në korsinë e kualifikimit.

Gjatë konferencës për shty ai ka folur në lidhje me lojën që do të bëjë ndaj Francës pa zbuluar detaje, ndërsa vlerëson skuadrën kundërshtare dhe trajnerin e saj Deshamp.

Këshillat?

“Këshillat që do të thoja do të ishin, që si fillim mos të bëjmë asnjë gabim, të lemë pak hapësira, duhet të jemi shumë mirë fizikisht. Sado hapësirë të vogël të gjejnë ata e shfrytëzojnë shumë mirë. Ne duhet të jemi gati, në çdo moment dhe gabim që të bëjnë ata.

Pika e tyre e dobët?

“Deshamp është një mik për mua, është një trajner i madh dhe kam respekt. Ai nuk do të rrezikojë duke hedhur lojtarët në sulm, por do kërkoj ekulibër. Ai ka lojtarë shumë të mirë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë”.

Shpejtësi apo muskuj?

“Me siguri do na duhet shpejtësi dhe agresivitet në markim. Spikat Grizman nga ata, është kyç në sulmin e tyre dhe mund të krijoj situata të rrezikshme nga pothuajse asgjë. Duhet ta markojmë në gjithë perimetrin e fushës.

Imazhi i Hysajt?

“Hysaj është një lojtar i madh dhe ka një eksperiencë të madhe. Në planin mbrojtës është shumë i mirë, por nuk na mjafton vetëm Hysaj. Ne nesër duhet të kemi një 11-çe të denjë, duhet të markojmë, të dublojmë. Do të fillojmë ndeshjen të mbyllur, por ne gradualisht do tentojmë maksimumin, dhe do tentojmë mos të rrimë gjithë ndeshjen në mbrojtje. Dua 11 luanë nesër në fushë dhe duhet të jenë lojtarët të motivuar

Deshamp iu njeh, lajm i mirë apo i keq?

“Është një lajm i keq, pasi sa më pak të na njohin aq më mirë për ne. Ai do ta impostojë skuadrën që ta impionojë lojën Franca. Më vjen mirë që ai ka respekt për skuadrën tonë. Që kur kam ardhur unë, skuadra është e organizuar mirë, Në Islandë luajtëm mirë, me Moldavinë fituam dhe çdo ndeshje do të merret më vete, nesër është shumë e vështirë do mundohemi të dalim me pikë nga fusha e lojës”.

Goditjet standarte?

“Kemi provuar këtë javë, ata kanë lojtarë shumë të mirë në ajër, por edhe ne kemi lojtarë të mirë në këtë aspekt. Ajo që do mundohemi të bëjmë, është ta vendosim dhe ne në vështirësi skuadrën francez, me centimatrat dhe muskujt tanë./ Opinion.al E.Xh.173    

   

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author