Aktualitet

Vokshi/ Shpifjet dhe propaganda e antiopozitare e Edi Ramës, përmes elisave të tij, nuk e ndryshojnë dot të vërtetën

Shpifjet dhe propaganda e antiopozitare e Edi Ramës, përmes elisave të tij, nuk e ndryshojnë dot të vërtetën Nr.1 se pa zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka hapje të negociatave.

Shpifjet dhe propaganda antiopozitare nuk ndryshojnë dot as të vërtetën Nr.2 se OSBE/ODIHR konfirmoi se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje demokratike.

Rastet e kriminelëve në Bashkitë e Shkodrës dhe të Vorës, Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, treguan se Edi Rama e ka lidhur pazgjidhshmërisht fatin e tij politik me krimin.

E vërteta Nr. 3 është se Elisa Spiropali e di se me një drejtësi të pavarur hajdutja e 5 milion eurove në dogana, përfundon në burg, njësoj si shefi i saj politik i bandave dhe kriminelët e tjerë me të cilët ata kanë ardhur dhe qendrojnë në pushtet.

Elisat e dinë se Edi Rama është një kufomë politike apo siç kanë nisur t’i thonë disa të tjerë “dead man walking”.

Bashkë me shqiptarët, ne nuk do ta lejojmë ta çojë edhe Shqipërinë në humnerën ku po bie vetë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?