Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën

0

Nga Rudi Erebara

Kam disa javë që pres të çohen të munduarit, turmat e skllevërve anembanë, sepse nuk kanë ujë në shtëpi. Ujë qe e paguajnë më shtrenjtë se në çdo vend ballkanik po e po, por edhe më shumë se në Europë apo Amerikë. Një familje shqiptare në Tiranë, paguan mesatarisht 20 mijë lek të vjetra në muaj për ujin e rrjetit, edhe ble ujin e pijshëm. Ose me “Erdhiselita” thurrje megafon, ose me bidon.

Pas kaq javësh jemi në momentin vari bidonat. Në kuptimin që i ka dhënë folklori popullor, për një diçka dëshpëruese që nuk ecën më. Një lloj dorëzimi, besoj, sepse në fakt sado që jam përpjekur ta lidh, ta materializoj shprehjen vari bidonat, nuk e kam gjetur.

Është e thënë për bidonat e qumështit që nuk e pinin vetë dhe ua merrte koperativa me kuaj, pasi sapo e kishin mjelë, mundet, nuk e di. Por mundet të jetë për bidonat e uji që normalisht i kanë varur plastikë pas 1990 e ca e ca, ndoshta 2000 e ca e ca. Sepse mbaj mend që bidona ne diktaturë kishte llamarine e plastikë për vajgurin. Kishte edhe një tip i bardhë, apo bojë pana me të sotmen, që mbante 2 a 3 litra, me një derdhje tip imitim kanistre. Ky tip bidoni kishte një vegje për dorën, edhe nuk varej kërkund se thyhej nga pesha e vet, kështu që ndoshta, kam dyshuar, se mos vjen shprehja vari bidonat në qafë, meqë mbaheshin në sup. Të mbysësh njeri, nuk e bën dot me bidon me ujë. Pa ujë po. E mbyt.

Edhe e gjitha kjo na nxjerr në të thatë. Na nxjerr në të thatën politike. Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit. E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi. Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë. Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Teatri u them është në këmbë, po jepen shfaqje. Ata që po e mbrojnë janë heronj të vërtetë. Si në Stalingrad, si në Moskë. Por të gjithë prej gushtit prisnin të vijë ngrica. (plot politikanë në këtë të gjithë). Të vijë ngrica që do nxjerrë popullin nga qejfi i plazhit në realitet. Por ja që realiteti ishte shumë më shpejt. Ankohen se ata të Astirit u bllokojnë rrugën sepse po mbrojnë shtëpitë e tyre, por nuk i shoh të ankohen pse u ça rruga e sapo shtruar, Rruga e Elbasanit. Sigurisht që doli njëri që tha se ambasada amerikane po bën një tunel shpëtimi për në Lanë. Edhe Ambasada Amerikane ka bërë plane SHPËTIMI!!!

Çfarë bëhet nga Teatri? Do ta shembë ai (Rama) se e ka ndarë mendjen (udhëheqësi)! Po juve bravo! U lumtë atyre heronjve që po e mbrojnë 24 orë u them unë. Por ama Basha ka nënshkruar një pakt me qytetarët. Teatri nuk shembet edhe prej kësaj. Sepse ishim rreth 75 vete përnatë, deri kur erdhi Basha edhe nënshkroi paktin. Tani janë disa qindra përnatë. Edhe përpara se të nënshkruhej pakti me opozitën, në shesh ishin shumica demokratë me Partinë Demokratike, por shumë syresh prej tyre, e donin Bashën si kryetar, por ama shpreheshin hapur se nuk bën Luli. Të ishte një tjetër kishte rënë Rama me kohë. Ky tjetri, sado kam ngulmuar, nuk më del as në hije. Kurrë. Disa syresh, përmendin Kol Olldashin tonë të dashur, me të njëjtën shpresë për shpëtim, siç e kishin kur meritonte të votohej për kryetar, atëherë përpara se të na linte.

Çfarë bëhet nga teatri? Ja u them unë që nuk ka as ujë as drita. Ato që shihni si drita janë me gjenerator. Paguhen nga xhepi i këtyre që ia kanë varur bidonin e benzinës vetes në qafë edhe mbajnë ndezur dritën. Çfarë bëhet andej nga teatri? Andej nuk janë bërë disa kulla që sot do të ishin duke u suvatuar. Andej bëhet që nuk është një gropë e madhe me beton ku nuk do të ngrihej teatri i ri. Andej, shkojnë me ujë me vete. Përdorin banjat e lokaleve të pedonales që nuk do të ishte më shëtitore ku ju rrini sot e pini birra, të palarë, me zhulin e plazhit në lëkurë, edhe mendimet, se bravo u qoftë këtyre që po e mbrojnë, por Rama udhëheqësi e ka ndarë mendjen. Se në fund të fundit nuk është kor udhëheqës ai, një gjë e di.

Tani çfarë bëhet vërtet? Unë di të them se Rama, është i pari e luftoj të jetë i fundit, që bëri krimin bisnes të padënueshëm. Askush mëparë nuk e kishte bërë këtë, përveç Enver Hoxhës, si udhëheqës shteti. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në Shqipëri diçka e tillë.

Nëse doni ta shihni si diktaturë jeni krejt të lirë ta shihni. Por ama brenda ditaturës së Ramës, Teatrot Kombëtare janë në këmbë, prej rreth 75 vetëve që dalin në protestë. Edhe po, shumica e tyre, janë demokratë të Pds së 1990. Me të njëjtat pakënaqësi. Nuk kanë marrë pronën. Ose e kanë marrë me aq halle sa nuk ia ka vlejtur barra qiranë. Vari bidonat. Çfarë bëhet me teatrin? Aty kanë qenë edhe janë të gjithë si opozitë. Koço Kokëdhima vetë vinte me 50 vetë përditë vjet. Sivjet jo. Jo sepse vari bidonat, nuk ka besim askush te Koço, as te Ilir Meta. Por ama aty ata. Ia varën bidonat. Meta e çoi në gjykatë kushtetuese si president, çështjen e teatrit. E rrëzoi dy herë me dekret. Por edhe kjo vari bidonat. Libra, ka njerëz aty që rrinë përditë. Të mos them që edhe vetë Sorosi zi ka njerëz që numërohen protestues edhe në qofshin spiunë. Por edhe kësaj i varim bidonat.

Tani ti shqiptari im qytetar, dem baba dem, lopë baba lop, apo dhi baba dhi, dele baba dele, ti që kruan zhulin e palarë të plazhit me 3000 lek krikon e vogël të birrës, aty te pedonalja apo te blloku, te xhomlliku, apo te medreseja, te pazari i ri, apo te rruga e kavajës, rruga e durrsit, apo kombinati, te univeristeti apo te shpia e Azemit, ti që nuk ke ujë, ku i var bidonat? Kujt po ia var ti bidonat Lulit, mua, heronjve të teatrit? Nuk i mbajmë ne. Kemi ujë. Edhe po nuk patëm, do ta zgjidhim hallin ja si ti me ate erdhiiiiselitaaa, stereo. Por ti pse me pyet? Më pyet se do shpëtim. Njëlloj jemi. Shumë mirë. Për ty nuk bën Luli se nuk e rrëzon dot Ramën. Se është bashkë me Ramën. E ku di unë nga këto. Po ti vetë, me cilin, cilën, cilët, cilat je ti? Ti që nuk ke ujin, që nuk ta solli Luli, as Berisha, as Meksi, ti që e di që nuk kishim ujë ne as në kohë të Ramizit, bile edhe në kohë të Enverit, ti po na var bidonat ne?

Ti nuk del dot edhe kundër Lulit në rradhë të parë meqë nuk ta rrëzon Ramën, edhe na qenka bashkë me Ramën, ti nuk del dot për ujë? Nuk të prek sado pak që ata njerëz heronj të demokracisë që do ti, po janë pa ujë 24 orë te teatri? Po janë edhe pa drita. Po janë edhe pa punë prej një viti e gjysmë. Edhe do të mbeten të tillë derisa të jetë rama edhe veliaj në qeveri.

Por pse ti nuk del për ujin që nuk e ke në rrubinet, ashtu me fekale, të lahesh? Nuk del sepse ia ke varur bidonat vetes. Ia ke varur vetes sepse pret të shpëtosh nga diku. Ikën ngado, Amerike, Gjermani, Europë, Botë. Ikën edhe rri gjithë ditën në FaceBook, se mos të ikën lajmi i shpëtimit. Se mos u bë deti kos edhe ja të mungon luga. Ti çfarë bën? Kërkon llogari ku?

Tek ne të teatrit? Pse vërtet ty të duhet jetike teatri i ri? Kaq të rëndësishme e ke ti teatrin e ri? Ti që ke bërë shtëpinë pa leje, që ke blerë diplomën, që i ke marrë prindit 20 mije lekëshin e fundit të paguash provimin apo të japësh votën për partinë? Ti nga e pret shpëtimin? Ja Saliu e bëri fajin vari bidonat, edhe e hapi europën me viza. Ja shkove e pe. Ja punë ka atje. Çfarë të ka bërë ty Luli aktualisht? Po Berisha? T’i kanë bërë ato që numëron?
Shumë mirë. Shko lahu te bashkia e lali erit se aty ka gjetur ujë Ahmet Zogu edhe Enver Hoxha. Edhe po nuk gjete, vazhdo fërko zhulin e plazhit edhe bëje ndonjë produkt që nuk e kanë në asnjë vend të botës.

Ti ke Ramën model edhe nuk e kupton. Ti mendon se krimi është bisnes. Këtu vari bidonat ke të drejtë. Po. Ky vendi ynë është i mbushur me njerëz që e dinë se meritojnë miliona, edhe pse nuk dinë të ruajnë një bibë. Edhe këtë e kemi të thënë nga e ëma e ministreshës së bujqësisë së qeverisë së Enver Hoxhës.

Ti, lexon si unë sot në mënyrë romantike dhe heroike se si ishte lufta e dytë botërore. Një prej akteve më të urryera të qenies njerëzore, edhe bën politike. U vranë 28 mije partizanë? Jo nuk. Nuk jane vrarë fare. Po ti e thua. PO sikur ja te jene vrarë 2000 apo 200 a quhen po aq heronj sa këta heronj që mbrojnë teatrin? Sigurisht që po. Por ti lexon fejsbukin. Fejsbukën e përditshme na jep o Mark. Edhe ëndërron atë që në fakt ta ka ushqyer me dhunë sistemi që prej 1944. T’ia marrësh tjetrit. Ai peshku i qelqit mbbi televizor, të jetë për të gjithë njëlloj.

Unë di të them se e kam paguar gjithmonë detyrimin tim. Kështu kanë bërë prindërit e mi që ma mësuan. Unë nuk i mbaj bidonat. Ti po deshe mbaji. Teatri nuk ka për të shpëtuar njeri në këtë vend përpos të shpëtuarve. Edhe nëse ti me Ramën e shemb, ne luftën e kemi të fituar.
Jo, Luli, nuk ka për të sjellë ujin në shtëpi. Ka 7 vjet Edvin Rama kryeministër, ka 4 vjet Erjon Veliaj kryetar bashkie. Shko shtrydh palmat te lash zhulin e plazhit.

Trupat hitleriane ngecën ne baltë edhe nuk e morën Moskën. Por ujë nuk kishin.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author