Spiropali/ Viti 2021 nuk është larg dhe të shpresojmë që PD dhe Basha do ta lënë të shkuarën

Me anë të një video-mesazhi, Spiropali shprehet se Basha do të dalë sërish në rrugë në mes të tetorit pikërsiht kur të jepet edhe vendimi për çeljen e negociatave.

Ndërkohë, lidhur me platformat alternative të opozitës, ministrja tha se mund të dialogojnë vetëm për atë reformës zgjedhore.

‘Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protetave masive, dhe do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi’, kështu deklaroi mbrëmë Lulzim Basha. Shumë domethënëse kjo frazë për këdo që nuk e ka besuar apo nuk e ka kuptuar se ku fle lepuri.

Çelja e negociatave, në mes të tetorit, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë. Drejtësia e dyta dhe në fakt është po ashtu në frazën që shpjegon për ata që nuk kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar se ku fle lepuri. Platformë thotë zoti Lulzim, ndërkohë e tërë bota thotë vini në jetë tashmë platformën e miratuar. Le të shpresojmë se drita e arsyes do të ndizet edhe në kohën e tij. Në nuk bëjmë asnjë hap mbrapa dhe do të jetë një mund i harxhuar kot. Jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore. Viti 2021 nuk është larg dhe të shpresojmë që PD dhe Lulzim Basha do ta lënë të shkuarën’, tha Spiropali.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author